🇦🇱 BURRNESHA 🇦🇱
Një vepër arti nga Albana Osmani, vaj në kanavacë – në proces realizimi prej qershorit 2025.
Sot, përpara syve tanë, merr jetë një histori që nuk është thjesht art, por amanet.
“Rrno për me tregue” – thirrja e përjetshme e një populli që ka ditur të mbijetojë me nder, është mesazhi që autorja ia përcjell brezave të rinj, për të mos harruar kurrë rrënjët e tyre.
Burrnesha nuk ishte një figurë e zakonshme. Ajo ishte Çika më e bukur e maleve shqiptare, e cila, pasi humbi të gjithë burrat e shtëpisë, u detyrua të marrë mbi supe peshën e nderit dhe të mbijetesës. Me një betim të shenjtë, ajo u bë burri i shtëpisë, shtylla e fisit, mbrojtësja e familjes dhe e Atdheut. Me pushkën në dorë, me shpirtin e pathyeshëm, ajo jetoi dhe vdiq e virgjër, e përkushtuar vetëm ndaj idealeve të shenjta të shqiptarit: Familja, Besa dhe Nderi.
Kjo vepër është një përkujtimore e gjallë, një monument i shpirtit shqiptar që nuk u përkul kurrë.
Burrnesha është zëri i një kombi që thërret:
🇦🇱 “Mos harroni kush jeni, mos harroni nga vini! Jetoni me besë, me nder dhe me dashuri për Shqipërinë!” 🇦🇱
Vepra “Burrnesha” eshte ne permasat 2 meter x 2 meter.
Teknika : Vaj ne kanavace
🇦🇱 BURRNESHA 🇦🇱
A work of art by Albana Osmani, oil on canvas – in progress since June 2025.
Today, before our eyes, comes to life a story that is not merely art, but a legacy.
“Live to tell” – the eternal call of a people who have known how to survive with honor, is the message the artist conveys to younger generations, so they never forget their roots.
Burrnesha was no ordinary figure. She was the most beautiful girl of the Albanian mountains, who, after losing all the men of her household, was compelled to bear the weight of honor and survival. With a sacred vow, she became the man of the house, the pillar of her clan, the defender of her family and homeland. With a rifle in hand and an unbreakable spirit, she lived and died a virgin, devoted solely to the sacred ideals of the Albanian: Family, Besa (Faithfulness), and Honor.
This work is a living tribute, a monument to the Albanian spirit that never bowed.
Burrnesha is the voice of a nation that calls:
🇦🇱 “Do not forget who you are, do not forget where you come from! Live with faithfulness, with honor, and with love for Albania!” 🇦🇱
The artwork “Burrnesha” measures 2 meters x 2 meters.
Technique: Oil on canvas